Nga projektet e deri tek vendimi për të hyrë në fermë, rrëfehet Mariana, zbulon ëndrrën e fëmijërisë, ja dëshira më e madhe e aktores
Renisi dhe Ditea kanë realizuar episodin e dytë të podcast-it në “Ferma VIP”. E ftuara e tyre ishte Mariana Kondi.
Ajo ka rrëfyer rreth hyrjes së saj në fermë, ku mes të tjerash tregoi që nuk ishte një vendim i lehtë. Aktorja u shpreh se njër ndër personat që e respektojnë më shumë është Ditea. Mariana ka rrëfyer se në qershor transmetohet filmi ku ajo ishte pjesëmarrëse dhe gjithashtu në shtator nis xhirimet për një tjetër projekt. Siç tregon ajo, ëndrra e Marianës ishte të bëhej mjeke. Me batuta fermerja shprehet se dëshira e saj më e madhe është të martoj gocat e “Ferma VIP”.
“Se kam menduar asnjëherë që kur ka filluar ferma që të iki, të largohem nga ferma. Njeriu nuk duhet të urrej. Të dashurosh është gjëja më e bukur. Unë të gjithë ju, ju dua. Ne pimë kafen bashkë, flasim, rrimë bashkë. Gocat janë shumë të mira, punojnë, pastrojnë. Janë goca kinge. Çik e vështirë a janë gati për burra, për shembull Baby G jo njëherë. Asnjëra në fakt…
Teatri dhe filmi janë të dy të bukura. Në film atë që bën të mbetet, në teatër ti merr direkt duartrokitjet e publikut. Ëndërra ime ishte të bëhesha mjeke, jo aktore. Në qershor del një film që unë kam xhiruar dhe në shtator nis një film tjetër, kam shumë projekte. Kam hall të martoj këto goca se jan të bukura”, rrëfehet Mariana. /vizionplus.tv