Festë spanjolle në Champions, Barcelona dhe Atletico afër gjysmëfinaleve
Festë spanjolle në dy çerekfinalet e para të mbrëmjes së sotme në Champions League. Barcelona siguroi një sukses të jashtëzakonshëm 2-3 në “Parc des Princes” përballë PSG-së, duke hedhur një hap drejt kalimit në gjysmëfinale.
Braziliani Raphinha ishte heroi i skuadrës së Xavit me dy golat e tij. Fiton edhe Atletico Madrid. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 2-1 në Madrid përballë Borussia Dortmund.
Duelet e kthimit do të zhvillohen të martën e ardhshme (16 prill), nga të cilat do të mësohen edhe dy ekipet gjysmëfinaliste. Që do të përballen mes tyre për një biletë në finalen e madhe të Wembleyt (1 qershor).
Champions League
Çerekfinalet e para
PSG-BARCELONA 2-3 (Dembele 48′, Vitinha 51′ / Raphinha 37′, 62′, Christensen 77′)
62′ Reagojnë katalanasit. Raphinha shënon një gol shumë të bukur, i dyti për të dhe Barcelonën.
48′ Eurogol i Ousmane Dembele. Francezi ndëshkon ish-skuadrën e tij, barazohet takimi.
37′ Vjen goli i parë në “Parc des Princes”, braziliani Raphinha kalon Barcelonën në epërsi.
ATLETICO-DORTMUND 2-1 (De Paul 4′, Lino 32′ / Haller 81′)
81′ Gol shprese për Dortmundin. Sebastian Haller i ardhur nga stoli, shkurton diferencën në 2-1.
32′ Asist i Antoine Griezmann, gol i brazilianit Samuel Lino. 2-0 për Atleticon.
4′ Atletico në avantazh. Gafë e verdhezinjve, Rodrigo de Paul përfiton dhe ndez festën në stadium.
Top Channel