Lajme

Nikolla uron besimtarët myslimanë: Pas një muaji sakrificash, një festë humanizmi

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

“Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit. Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuri e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobëtit.

Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.
Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër myslimanë!”, -thuhet në mesazhin e Nikollës.
(BalkanWeb)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button