“Ah more bir, unë të solla vetë në derë të burgut, që më mirë të sillja ushqime këtu, se sa lule te varri”- Kujtimet e ish-prokurorit, për ngjarjen në hetuesinë e Shkodrës
Dëshmitë e rralla të juristit të njohur Sokol Parruca, për ikonat e futbollit shkodran ndër vite, si; Halepiani, Hasa, Rragami, Rakiqi, Bizi, Dani, Zhega, etj.,artistëve si Vasija, Tërshana, Aliaj, Ljarja, etj., si dhe personazhe të tjerë emblematikë të atij qyteti, etj. –
E vështirë të shkruash për ish-futbollistët e ekipit “Vllaznia” të Shkodrës ndër vite, pa qenë studiues dhe specialist futbolli, por unë po hedh impresionet, për ata që njoha, preka e i pashë, për trajnerët e moshave, pa pretenduar se po them gjithçka që meritojnë.
E padyshim gjykoj se është e pamundur të mos përmendsh, Ernest Halepianin. Kam qenë rreth 9 vjeç, nuk e mbaj mend me cilin shok të lagjes kam shkuar për herë të parë, te “Parku i Pionierëve”, pranë ish-shkollës “11 Janari”, për të filluar stërvitjen në sportin e futbollit. Aty ishte trajner për fëmijët, një burrë i shkurtër, flokë me kaçurrela të imët, me një fytyrë që i ndrinte nga mirësia.
NGJARJE E JETUAR
Doja të isha i pranishëm, në një veprim hetimor procedural ballafaqimi, pse jo, isha kurioz të dija, çfarë e kishte shtyrë këtë nënë të kallëzonte të birin e saj, se do të arratisej jashtë shtetit, një gjë që nuk më kishte ndodhur gjatë gjithë karrierës sime profesionale.
Për më tepër, e njihja. Ishim rritur e jetonim të dy në një qytet. Ishte sportiste. E dija, se disa vite më parë i ishte arratisur i shoqi dhe se kishte mbetur e vetme me të birin. Nuk kishte fëmijë tjetër. Djali donte dhe dy-tre muaj të mbushte 16 vjet. Ky ballafaqim ndërmjet djalit (të arrestuar) dhe nënës, bëhej i domosdoshëm për arsye hetimi.
E vendosëm të nesërmen, ora 10. Fiks, në orar ajo erdhi. Dhoma ishte ngjitur me birucat e burgut, përdorej, për pyetjen e të arrestuarve. Nuk ndryshonte shumë me ato, pa dritë, pa ajër dhe me lagështirë. Ajo, sa u fut, bëri dy-tre hapa drejt të birit dhe u shemb përdhé. Djali, tmerrësisht i tronditur u përkul dhe i trembur i thërriste:
– “Nanë, nanë, nanë moj…”!
Zëri i të birit e solli shpejt në vete. Ashtu, të ulur pranë njeri-tjetrit, përkëdheleshin e fshinin lotët. Loti i saj në syrin e tij, loti i tij në syrin e saj. Ata u futën tërësisht në botën e tyre, një botë e mbushur me dashuri e dhimbje. Aty poshtë, teksa qëndronin ulur pranë, m’u duk si një hapësirë e pafund, ku ishte mbledhur e gjithë dashuria e një bote.
Pashë të dilte një afsh nxehtësie, ishte afshi i nënës për birin e saj dhe anasjelltas, i birit për nënën e tij. Pak nga pak, në fillim, m’u duk sikur belbëzonin, pastaj fjalët morën formën e artikulimit më të kuptueshëm dhe ndërmjet tyre filloi një dialog, që nuk e kisha dëgjuar as lexuar kurrë më parë. Fjalët ngjanin sikur shpirtit i kishin dhënë zë dhe na përcillej ne, si rënkime, si mallkime.
– “Ah, mor bir, unë të…, – dhe mbytej nga ngashërimi. – Unë të solla në derë të burgut. A të thashë o bir, të më merrje me vete, derisa të kaloje kufirin, të të mbroja, o bir, nga plumbat e tyre! Se këta të vrasin o bir! Ani le të qëllonin mbi mua, vetëm ti të ikje e mos pësoje gjë.
Jeta jote do të shuhej e, vrasësi ushtar, do të dekorohej. Më mirë, o bir, të të sjell ushqime në burg, se lule te varri…! Po ç’them unë, këta të lënë dhe pa varr o bir, kushedi ku do ta hidhnin trupin tënd”!

Ishin ethet e ca çasteve më parë që më shoqëronin dhe që më kishin ngrohur e dhënë një dritë të ndritshme emocioneve e gjendjes sime shpirtërore. Për herë të parë, m’u duk kaq e ngrohtë ajo dhomë burgu, ku si prushi i një tangari të ndezur ishte dashuria njerëzore.
E ashtu, duke ecur mendueshëm, më vinin ndër mend copëza të dialogut që sapo kisha dëgjuar. Ato më vinin kaq ëmbël, herë si mërmërima, herë si cicërima zogjsh e herë si fjalë të pakuptueshme të një gjuhe hyjnore. E teksa ecja mendjehumbur, pa parë kalimtarët, të njohurit, e kuptova, ndofta për herë të parë, që kisha zgjedhur profesionin e gabuar. Memorie.al