Lajme
Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, falin namazin në sheshin Skënderbej
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin
Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në sheshin Skënderbej, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë./gsh