“E dashura ishte prekur”, Robert Berisha: Kam shëtitur gjithë botën, por në “Ferma VIP” pata eksperiencën më të bukur
Robert Berisha, i cili ditën e djeshme vendosi të ndërpriste rrugëtimin e tij në spektaklin më të ndjekur “Ferma VIP”, në Vizion Plus ishte një nga personazhet më të komentuar, për shkak të situatave që krijonte brenda fermës. Që nga marrëdhënia e lënë jashtë dhe deri te “flirtet” me Ditean, sot në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, Roberti i tha të gjitha.
Robert Berisha: Takimi jonë i parë, para se të futeshim në shtëpi, Ditea më është afruar dhe më ka thënë “Berishë ty të kam kushëri”. Plus është motra e Sarës, dhe Sara është e dashura e mikut tim. Që nga dita e parë i kam respektuar. Flirtimet me Ditean, nuk e di si janë parë nga jashtë, por… Unë u futa me shumë dëshirë që të kaloja sa më bukur. Eksperiencë më të bukur nuk kam pasur. E kam shëtitur gjithë botë, por eksperiencë më të bukur nuk kam pasur.
Thotë se e dashura e tij Ana, e cila jeton në SHBA është prekur nga aludimet nëpër rrjete sociale.
Robert Berisha: Normale që prej tageve nuk e ka ndjerë veten mirë, se si qëndisen ato muhabete. Është prekur. Unë kam bërë shaka dhe flirtime me të gjitha, kështu është Roberti, nga momenti i parë më kanë parë kështu. Kur dola i thashë ishalla ma bëni hallall se mbase e kam tepruar me batutat e mia. Por ky jam unë, gjithmonë me një respekt të veçantë me gjininë femërore. Unë motra s’kam pasur dhe këto 17 ditë më është dukur sikur kam jetuar me 8 motra. Edhe nëse do të kisha hyrë single, nuk do të kishte shanse…u krijua një respekt aty si t’i kisha motra./vizionplus.tv