Cilat janë dy shtetet më fatlumët në Europë që mund të shijojnë eklipsin diellor
Pjesë të Amerikës së Veriut do të zhyten në errësirë sot, gjatë eklipsit total diellor të shumëpritur, megjithatë disa evropianë me fat do të kenë gjithashtu mundësinë, të marrin një shije të vogël të fenomenit.
Një eklips i pjesshëm i diellit do të shfaqet në disa pjesë të Irlandes dhe Mbretërisë së Bashkuar, siç komenton gazeta Daily Mail, duke theksuar se fenomeni do të jetë i dukshëm pak para perëndimit të diellit në disa qytete të dy vendeve.
Eklipsi do të jetë i dukshëm për një kohë më të gjatë sa më shumë të shkohet në perëndim, dhe bregu perëndimor i Irlandës pritet të ketë kohën më të gjatë të shikimit.
Ata që jetojnë në dhe pranë qyteteve Cork, Limerick, Galëay dhe Dublin në Irlandë, si dhe Belfast, Manchester, Liverpool, Inverness, Glasgoë dhe Edinburgh në Britani, ka të ngjarë të kenë një dukshmëri nga lartësitë më të larta dhe me qiell të pastër.
Evropianët do të shohin sërish një eklips të plotë diellor në vitin 2026 – i dukshëm si total në Islandë dhe Spanjë.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se në Amerikën e Veriut, ata që do të jenë në gjendje të shohin eklipsin total të diellit, kanë nevojë për syze speciale për të mbrojtur sytë.
E vetmja herë kur është e sigurt për të hequr syzet është gjatë totalitetit, ose disa minuta të errësirës totale, theksojnë ekspertët.
Në total, rreth 32 milionë njerëz jetojnë në rrugën e errësirës totale ku eklipsi diellor do të jetë i dukshëm, sipas zyrtarëve të NASA-s. / VizionPlus Tv