ShowBiz
La Florin pa sallatë, Buçko kthehet në “temë diskutimi” mes fermerëve, Valeri e këshillon
Gatimi është kthyer në temë diskutimi mes fermerëve, pas debatit të Florit me Buçkon, pasi ky i fundit nuk kishte përgatitur sallatë për të gjithë.
Fillimisht, Ditea theksoi se fermerët duhet të përgjigjen për përgjegjësitë që marrin.
Nga ana tjetër, Valeri ka këshilluar Buçkon. Ky i fundit theksoi se nuk ishte tendencioze.
Pjesë nga biseda:
Valeri: Kur je duke gatuar dhe e di që ke dikë që të do fort, mirë është që të kujdesesh për të pak. Jo detyrimisht..
Buçko: Nuk ka lidhje sepse bëra makaronat, nuk e kam për detyrë, por e mora si përgjegjësi dhe i bëra për të gjithë. Sallatat i sollën, aq ishin, aq i bënë.