ShowBiz
“Kalamaj të shpifur”/ Erjola shpërthen në të bërtitura: Jam lodhur duke u provokuar…
Erjola Doçi është zgjuar mëngjesin e kësaj të hëne me nerva dhe duke bërtitur
Erjola Doçi është zgjuar mëngjesin e kësaj të hëne me nerva dhe duke bërtitur. Shkak është bërë mungesa e cigareve, pasi disa nga banorët i kanë fshehur.
“Mi nxirrni iqos, boll më se na lodhët. Na i keni… nervat. Kalamaj të shpifur”, u thotë Erjola banorëve që ishin jashtë në oborr.
Ndërkohë Julian Deda i ofrohet që t’i japë një të tijën, por Doçi refuzon pasi nuk preferon ato që kishte aktori i njohur.
“Na kanë acaruar nervat. Ti nxjerrin aparatet. Nuk i dua këto si beberon. Na kanë lodhur. Jam lodhur duke u provokuar në 1000 mënyra këtu”, shprehet më pas Erjola. / G SH