Personat më të pasur në botë që operojnë në sektorin e teknologjisë janë…
Kush kryeson listën e “Miliarderëve Botërorë” të publikuar nga revista “Forbes”?
Pronarët e kompanive të teknologjisë edhe këtë vit lanë gjurmë në listën e “Miliarderëve Botërorë” të publikuar nga revista “Forbes”. Sipas listës së “Miliarderëve Botërorë”, Bernard Arnault, kryeshefi ekzekutiv i Holdingut francez, LVMH, i cili operon në shitjen e mallrave luksoze, kryesoi listën si personi më i pasur në botë për herë të dytë me një pasuri prej 233 miliardë dollarësh.
Elon Musk, pronar i kompanive të teknologjisë me famë botërore si Tesla, SpaceX, Neuralink dhe X doli i dyti në listë me një pasuri prej 195 miliardë dollarësh. Vitin e kaluar, Musk u rendit i dyti në listë me një pasuri prej 180 miliardë dollarësh. Jeff Bezos, themeluesi i platformës së tregtisë elektronike Amazon, u rendit i treti. Bezos arriti të rrisë pasurinë e tij, e cila ishte 113 miliardë dollarë në vitin 2020, vitin kur filloi epidemia, në 177 miliardë dollarë një vit më vonë.
Bezos, i cili kishte pasuri prej 171 miliardë dollarësh në vitin 2022, ra në 114 miliardë dollarë në vitin 2023. Bezos u ngrit sërish në listën e këtij viti dhe arriti pasuri prej 194 miliardë dollarësh. Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili operon aplikacionet më të njohura të mediave sociale në botë si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, tërhoqi vëmendjen si një nga biznesmenët që rritën më shumë pasurinë e tyre në listën e 2024-ës. Zuckerberg, i cili u rendit i 16-ti në listën e vitit të kaluar me një pasuri prej 64.4 miliardë dollarësh, pothuajse trefishoi pasurinë e tij këtë vit dhe u ngjit në vendin e 4-të në listë me 177 miliardë dollarë.
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Oracle, Larry Ellison u rendit i pesti, themeluesi i Microsoftit, Bill Gates u rendit i 7-ti, ish-drejtori ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer u rendit i 8-ti dhe bashkëthemeluesi i Google, Larry Page u rendit i 10-ti. Shefat e kompanive kineze të teknologjisë nuk ishin në 10 vendet e para në listë, themeluesi i ByteDance, Zhang Yiming, pronar i aplikacionit TikTok, hyri në listë në vendin e 27-të. Yiming ka pasuri prej 43.4 miliardë dollarësh./gsh