ShowBiz

Valeri ankohet për fermeret: Xhesika dhe Baby G vijnë në stallë sa për të dalë në klipe!

Valeri, i pyetur nga Fjoralba për punët e fermës, ka treguar disa nga fermerët që ai mendon se janë më dembel.

Valeri u shpreh se Xhesika dhe Baby G shkojnë t’a ndihmojnë në stalla vetëm për të dalë në klipe, ndërsa sipas tij Elsa dhe Dijonisi kanë problem me punët e mëngjesit.

Nga ana tjetër, ai komplimentoi Albanon për angazhimin në pastrimin e stallës dhe kujdesin ndaj kafshëve.

Pjesë nga debati:

Valeri: Në mbremje të gjithë thonë do vimë për punët në mëngjes, por veç unë dhe Flori shkojmë. Fermerët më dembel këtu janë Elsa, Dijonisi, Xhesika vjen sa për një klip bashkë me Baby G. Albano ka reflektuar

Elsa: Nuk merrem fare me Valerin e dinë vet kafshët sa merrem unë me to. Secili të flas për veten dhe punët që bën vet

Mariana: Elsa e ka marrë dorën tek kafshët, por Valeri e ka pasur fjalën tek zgjimi në mëngjes. Në mëngjes nuk zgjohet Elsa për punët

Xhesika: Jam shumë e zhgënjyer nga Valeri. Preferoj të flasi vetë puna për mua. Sa i përket mendimit dhe pakënaqësive të Valerit do bëj çmos që javën tjetër të ndryshojë mendim. /vizionplus.tv/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button