Life Style
Fatjon Kuqarit i ‘sekuestrojnë’ rrobat në dyqanin e tij
Fatjon Kuqari, njëri nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni të Big Brother Vip, ka rënë në rrjetën e Piranjave, përmes një kamere të fshehtë të realizuar në dyqanin e tij të veshjeve.
Piranjat e kane bërë atë të besojë se dy te infiltruarit janë inspektorë të një strukture te angazhuar me sekuestrimin e veshjeve dhe aksesorëve fals.
Pas shumë bisedash dhe debatesh me dy inspektorët kokëfortë, në lojë hyjnë edhe gazetarët e Piranjave, që kërkojnë të mësojnë se çfarë parregullsie ka në dyqanin e 30 vjeçarit fierak.
Aty ai kërkon të largohet me makinë, por rruga i ndërpritet dhe i zbulohet e vërteta.
/SYRI.net