Lajme

Blegtorët shqiptarë derdhin qumështin/ Resuli: Trajtohen në mënyrë të padrejtë, gjendja e fermerit alarmante

Ervin Resuli, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon se fermerët po derdhin qumështin

President i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli, ka publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale një video ku tregon se fermerët po derdhin qumështin.

Sipas tij blegtorët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet, teksa kjo ka qenë arsyeja pse këta të fundit kanë derdhur qumështin.

Resuli shkruan gjithashtu se nëse lexojmë etiketat e qumështit, ato pretendojnë se vijnë “nga fermat e zonës”, duke na lënë të hamendësojmë për origjinën dhe cilësinë e vërtetë të qumështit që konsumojmë, qumësht importi, origjina dhe cilësia e të cilit mbeten të paqarta.

Ndër të tjera ai shton se kjo ndodh ndërkohë që fabrikat shqiptare, të cilat kanë marrë investime të mëdha nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, përfshijnë produktet e tyre nën etiketa të tilla të paqarta. 

Postimi:

Të dashur konsumatorë shqiptarë,
Mbrohuni nga produktet e dyshimta që tregtohen në Shqipëri. Autoriteti Kombetar i Ushqimit (AKU) ka falimentuar, dhe siguria ushqimore është aktualisht në një rrezik kombëtar.

Sipas të dhënave nga doganat shqiptare, që nga 3 janari 2024 deri më 29 mars 2024, janë importuar:

Qumësht nga Kosova: 40 herë
– Qumësht nga Slovakia: 27 herë
– Qumësht nga Hungaria: 21 herë
– Qumësht nga Serbia: 6 herë

Mbi 1 milion euro në 3 muajë dalin jashtë Shqipërisë për qumësht, ndërsa blegtorët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet. Nëse lexojmë etiketat e qumështit, ato pretendojnë se vijnë “nga fermat e zonës”, duke na lënë të hamendësojmë për origjinën dhe cilësinë e vërtetë të qumështit që konsumojmë – qumësht importi, origjina dhe cilësia e të cilit mbeten të paqarta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button