Kinematografia aktuale në Shqipëri në sytë e Drilon Hoxhës: “Po mësojnë publikun që të vijë në kinema…”
Zakinisht çfarë publiku tërheq Driloni në kinema nëpërmjet filmave të tij?
Edhe pak orë na ndajnë nga premiera e filmit të ri “Guxim”, që do të mbahet në Cineplexx TEG në orën 19:00. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori, regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Drilon Hoxha, që na ka folur më shumë se çfarë të presim sonte në kinema, por jo vetëm…
Zakinisht çfarë publiku tërheq Driloni në kinema nëpërmjet filmave të tij?
Unë nuk kam një publik të caktuat, i kam moshat e përziera. Nuk kam një grupmoshë të caktuar. Edhe tematikat që kam, ka gjëra tradicionale, nuk ka vetëm aksion.
Si e sheh kinamtografinë aktuale në Shqipëri?
Po zhvillohet, po përpiqen shumë që të nxjerrin projekte të reja. Po mësojnë publikun që të vijë në kinema. Pastaj për cilësinë duhet të presim dhe nja 5 vjet. Sot nuk vuan për një kamera të mirë. Unë e kam thënë që unë e kam nisur nga minusi, jo nga zero. Duhet të dija si të menaxhosh njerëzit kur nuk ke buxhet. Për të bërë një film, padashje duhet të bësh dhe producentin. Por kush do, punon.
Nëse ende nuk e keni mësuar përmbajtjen e “Guxim”, ja se për çfarë bëhet fjalë… Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin. / G SH