“S’ka ujëvarë që ia lan mëkatet…”/ Debat me tone të ashpra mes Julit dhe Romeos: Ti përdor familjen e deri te Zoti
Julian Deda dhe Romeo Veshaj kanë patur mbrëmë një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin
Julian Deda dhe Romeo Veshaj kanë patur mbrëmë një debat mjaft të ashpër me njëri-tjetrin. Shkak u bë misioni sekret i Julit me Erjola Doçin, ku kishin për të fshehur cigaret.
Pasi Vëllai i Madh zbuloi se Juli dhe Erjola ishin banorët në mision, Romeo ka shpërthyer keq ndaj aktorit duke i thënë i pafe sepse betohet kur gënjen.
“Ti je njeri që përdor çdo lloj gjëje, që nga familjarët deri te Zoti, po ik largohu tani. Të ishe besimtarë ti nuk do ta përdorje këtë gjë”– iu kthye Juli.
Pjesë nga debati:
Juli: Ti je njeri që përdor çdo lloj gjëje, që nga familjarët deri te Zoti, po ik largohu tani. Shko e qaj atje se na çmende
Romeo: Çfarë familjari more?
Juli: S’të jap llogari ty fare. Përdor çdo lloj gjëje. Të ishe besimtar ti nuk do ta përdorje këtë gjë
Romeo: Sepse e përdore ti
Juli: Do të dalësh në prime se s’ke me çfarë të dalësh
Romeo: Të të vijë zor nga vetja që e mendon
Juli: Je njeri i vogël dhe çdo gjë. As s’je besimtarë e asnjë gjë, dil përjashta
Romeo: Ti je i vogël, i paaftë dhe i pafytyrë. Ti e përdore i pari. Si ke ftyrë
Juli: Mu zhduk nga sytë, pis djalë
Romeo: Nuk ke kompetenca të flasësh, mos e kalo atë vijë
Juli: Djalë i keq. Përdorues i fëlliqtë
Roza: Mos e gjykoni kështu
Juli: Kujt ia fusin këta? Të shkojnë e të lajnë mëkatet e tyre se s’ka ujëvarë që i lanë dhe më tregojnë mua
Romeo: Çfarë mëkatesh kam bërë unë?
Juli: Po ik o Romeo
/gsh