E trishtë! Ndërron jetë gazetari i kronikës së zezë
Gazetari i kronikës së zezë, Zamir Dule, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare
Gazetari i kronikës së zezë, Zamir Dule, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare. Ai vdiq një ditë më parë, ndërkohë pritet të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme.
Gazetari Dule ka ndërruar jetë në një spital privat në Tiranë. Dule do të prehet në vendlindje, në fshatin Miras në Korçë, ndërsa lajmi i hidhur është ndarë nga familjarët e të ndjerit.
Zamir Dule, ka kontribuar jo pak gjatë viteve të tij të punës. Ai nisi punën si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë” dhe më pas filloi korrespondent i gazetës “Koha Jonë” për Qarkun e Korçës.
Në vitin 1994, ai erdhi në Tiranë ku mbuloi po sektorin e kronikës për policinë, prokurorinë dhe gjykatën. Ai arriti kulmin në karrierën e tij në vitin 1996, kur shkroi edhe librin “Përbindëshi i Tropojës”. / G SH