Bota

U shpenzuan miliarda dollarë për ta ndërtuar, njihuni me qytetin fantazmë ku banohet vetëm 1% e tij!

Ishte menduar si një iniciativë e madhe kineze kur u zbulua për herë të parë por ai është kthyer në një qytet fantazmë prej vitesh.

gjithë koncepti i një qyteti miqësor ndaj mjedisit është bërë më i përhapur me kalimin e viteve por mund të ndodhin edhe gjëra të çuditshme si në rastin e një megaqytet të quajtur “Qyteti Pyjor (forest city)”, i cili ishte menduar si një iniciativë e madhe kineze kur u zbulua për herë të parë por ai është kthyer në një qytet fantazmë prej vitesh.

Qyteti bregdetar me bazë në Malajzi, i cili kushtoi 100 miliardë dollarë për t’u ndërtuar ishte projektuar për të strehuar deri në një milion njerëz, i kompletuar me një fushë golfi, park ujor dhe restorante. Puna për ndërtimin e projektit filloi në vitin 2016, por që nga ajo kohë gjithçka ka qenë larg përfundimit.

Sipas BBC, vetëm rreth 15 për qind e ‘Forest City’ është ndërtuar, me vetëm një për qind të asaj që është ndërtuar e zënë me banues. Pavarësisht se gjërat duken mjaft të zymta tani, zhvilluesi kinez i pronave, Country Garden, është ‘optimist’ se qyteti do të përfundojë. Megjithatë, ata po përballen me borxhe prej gati 200 miliardë dollarësh duke lënë shumë skeptikë të mendojnë se nuk do të arrijnë kurrë afër vijës së finishit.

Por me 15 për qind të qytetit të përfunduar, pse janë të zëna vetëm një për qind e ndërtesave?

BBC thekson se ‘Forest City’ kishte për qëllim shitjen e pronave në Malajzi për blerësit kinezë në thelb duke vepruar si një shkëputje larg nga shtëpia në qytet. Por çmimet kanë dalë me të vërtetë jashtë kontrollit. Më e mira për të cilën mund të shpresojnë vendasit është që dikush më i pasur të blejë një shtëpi në qytetin pyjor, pasi marrja me qira prej tyre është një opsion shumë pak i zbatueshëm.

Dhe si në çdo projekt, pandemia nuk i ndihmoi gjërat pasi u detyruan që procesin e ndërtimit ta ndalonin për një periudhë kohore. Për më tepër, duket se njerëzit thjesht nuk duan të blejnë banesat, gjë që është paksa problem për zhvilluesit e qytetit. Në thelb, paratë nga shitja e banesave kishin për qëllim financimin e pjesës tjetër të ‘Forest City’.

Inxhinieri i IT-së Nazmi Hanafiah i tha BBC-së se ai ishte larguar nga ‘Forest City’ pas vetëm gjashtë muajsh. Ai kishte marrë me qira një apartament me një dhomë gjumi me pamje nga deti, duke thënë:

Të jem i sinqertë, është rrëqethëse. Kisha pritshmëri të mëdha për këtë vend, por ishte një përvojë kaq e keqe. Nuk ka asgjë për të bërë atje.

/gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button