Bota

Policët në Gjermani dalin në rrugë pa pantallona, arsyeja nuk do t`ju besohet

Sindikata i bën thirrje Ministrisë së Brendshme bavareze që të rregullojë menjëherë problemin

Oficerët e policisë në shtetin jugor gjerman të Bavarisë kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të vënë në pah problemin me mungesën e uniformave në zonën e tyre.

Në një video të postuar në YouTube dhe Instagram nga dega bavareze e Shoqatës së Policisë Gjermane (DPolG), dy oficerë policie – një burrë dhe një grua – ulen nga një makinë policie dhe pyesin njëri-tjetrin: “Sa kohë keni pritur?”.

Pasi u përgjigjën përkatësisht “katër” dhe “gjashtë muaj”, ata zbresin nga BMW-ja e tyre, për të treguar se nuk kanë veshur pantallona. Në vazhdim të videos shfaqet Jurgen Kuhnlein, kreu i DPolG bavareze, i cili tregon se ndonëse skena e mëparshme të kujton një batutë të keqe 1 prilli, ajo nuk duhet të shkaktojë të qeshura por zemërim, pasi mungesa kronike e uniformave për oficerët e policisë së shtetit është e barabartë me mungesë respekti.

Siç thekson Kohnlein, koha e pritjes për 21 pjesët e ndryshme të uniformës – si kapele, xhaketa dhe pantallona – janë disa muaj dhe disa artikuj mund të mos jenë as të disponueshëm. Sindikata i bën thirrje Ministrisë së Brendshme bavareze që të rregullojë menjëherë problemin, edhe nëse kjo nënkupton kosto shtesë, duke vënë në dukje se nga viti 2020 e në vazhdim debati nuk është më për cilësinë e dobët të uniformave, por për vetë disponueshmërinë e tyre. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button