Lajme
Pësoi defekt, peshkarexha me tre persona mbetet në mes të detit pranë Sazanit
Një peshkarexhë me tre persona në bord ka ngelur në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe gati 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës.
3 antarë në bord që kishin dalë në det qëpara dy ditësh. Një problem në peshkarexhë i ka lënë në mes të detit.
Peshkatarët kanë telefonuar për ndihmë dhe në këto momente ata po i tërheq një tjetër peshkarexhë për t’i sjellë në zonën e Tri Portit.
Peshkatarët do të ankoroheshin dje në kalatë, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar, kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det deri sa kolegët e tyre t’i rimorkijojnë./OraNews