Lajme

Ti ke qenë në burg atëherë’, Ferdinand Dervishi telendis Idajet Beqirin: Je dënuar për krime kundër njerizimit, nuk mund të thirresh nëpër studio 

Një debat i ashpër ka ndodhur mes avokatit Idajet Beqirit dhe Ferdinand Dervishit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, teksa po diskutohej për masakrën e 2 prillit 1991, ku u vranë 4 protestues dhe u plagosën 20 policë.

Beqiri: Nuk ka plagosje… nuk janë qëlluar. Është qëlluar në ajër me plumb rikoshet!

Dervishi: Çfarë është ky nivel që më sjellë në studio. Ai thotë 50 të plagosur me plumba në ajër.

Beqiri: Pse ndodhi ajo ngjarje

Dervishi: Por ti ke qenë në burg atëherë! Je dënuar në kohë të komunizmit

Beqiri: Po nuk të vjen turp more derëzi

Dervishi: Në ’96 je dënuar për krime kundër njerizimit nuk të takon të thirresh nëpër studio.

Beqiri: Ti je i mbaruar je me mendjen e Saliut dhe të Ilir Metës.

Dervishi: Nuk ke lexuar asgjë.

Beqiri: Unë i brendshëm t’i thua nuk di gjë.

Dervishi: Ke qenë i liruar nga burgu pra. Saliu ai miku jot të futi në burg në ’96. Çfarë ke ti për të të respektuar…/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button