ShowBiz

Renisi rrëfen fillimet në fushën e muzikës: Nuk më ka lejuar familja të vazhdoja liceun, kam qarë pafund!

Renisi ka rrëfyer fillimet e tij në fushën e muzikës.

Në një bisedë me Ditean, ai ka treguar se nuk ka qenë në lice pasi familjarët nuk e kanë lejuar, por ka vazhduar universitetin për sociologji. Fermeri shprehet se edhe pse nuk ndoqi liceun, muzikën e vazhdoi gjithmonë.

“Kam bërë tetë vite violinë në shkollë muzike, pra 8-vjeçaren. Unë kam pasur qejf të këndojë jo violinën, por aty mësova çdo gjë. Nëse di violinën është më e thjeshtë të mësosh kitarën. Në shkollë të mesme kisha qejf të shkoja në lice, por të shtëpisë nuk më lanë. Kemi bërë luftë të madhe. Donin të bëja një shkollë normale. Kam qarë, kokrra lotit na. Tani që kanë kaluar kohët them sa mirë që më kanë ndaluar. Vazhdova gjimnazin dhe më pas universitetin për sociologji. Bëra masterin për marketing, por vazhdoja dhe muzikën gjithashtu”, thotë Renisi. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button