Life Style

Do të rikthehet sërish në “Big Brother VIP”? Meri Shehu habit me përgjigjen!

Meri Shehu jep përgjigjen rreth një mundësie rikthimi në “BBV3”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në studion e emisionit “Wake Up”. Pasi bëri parashikimin e yjeve për secilën shenjë të horoskopit për muajin prill, ajo u ngacmua pak nga moderatorët edhe në lidhje me reality show-n.

Kur i thanë se balerini i njohur, Graciano Tagani, është bërë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, astrologia tha se ajo nuk do e bënte një gjë të tillë. Sipas Merit, ajo e ka përfunduar ciklin e saj në “Big Brother VIP” dhe nuk ka mundësi rikthimi.

Unë besoj se i kam mbaruar punët me “Big Brother”, e kam përfunduar ciklin tim. Nuk ka më mundësi. Një akrep shkon deri diku, mbahet deri diku, por kur vjen një moment pastaj nuk mbahet më. Tashmë jo, nuk shkoj më./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button