“Kam abortuar foshnjën, kur i dëgjova rrahjet e zemrës…”/ Roza rrëfen mes lotësh: Kam rrahur veten me grushte…
“Ish-partneri e donte, por nuk pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”
Moderatorja e njohur, Roza Lati, ka ndarë me banorët një histori shumë personale dhe të trishtë. Ajo ka zbuluar se ka abortuar një fëmijë me ish-partnerin e saj.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë të “Big Brother VIP3”, Roza u shpreh se disa vite më parë ka abortuar foshnjën pa dëshirën e ish-partnerit.
“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as se pyeta fare! Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, u shpreh Roza Lati.
Mes lotësh prezantuesja u shpreh se nuk ishte e gati të bëhet mami, ndërsa tha se kur e ka marrë vendimin për mos ta mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushte.
Pjesë nga rrëfimi:
Erjola: A e din Rita?
Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës
Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. I kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thyer. Kur kam shkuar në shtëpi kam marrë vendimin… Prandaj them që nuk e lë veten të vuaj. Bëra një analizë të ardhmes time dhe thashë që nuk është momenti. Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten me grushte. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu
Erjola: Po ai a e dinte?
Roza: Po
Erjola: Ishe me të kur e more vesh
Roza: Jo nuk ishte në Shqipëri
Erjola: Çfarë të tha?
Roza: Çfarë karroce do të marrim
Juli: Ai ishte dakord?
Roza: Po, as se pyeta fare
Graciano: Uaa!
Roza: Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim / G SH