Goditja me kokë e Zidan, Materaci zbulon sekretin: Ja çfarë i thashë që u tërbua…
Pothuajse tetëmbëdhjetë vite pas finales së Kupës së Botës, Marco Materazzi tregoi për Times episodin e famshëm të përplasjes verbale me Zidane, që përfundoi me goditjen me kokë dhe përjashtimin e francezit.
Nuk përputhet me atë që ka qenë karriera ime. Ai episod nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finaleje të Berlinit, mes grindjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij dhe unë thashë jo, se preferoja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe reagoi siç e imagjinojnë të gjithë. Nuk e pashë më Zinedinin”.
Në intervistë, Materazzi ka rrëfyer se i mungon dhoma e zhveshjes.
Të ndash sërish fushën me njerëz si Julio Cesar, Maicon, Zanetti, Lucio, Sneijder, Cambiasso, Figo apo Diego Milito është një përzierje lumturie dhe nostalgjie. Ajo që më mungon më shumë është dhoma e zhveshjes. Kjo ndjenjë e të pasurit një familje, me njerëz me të cilët jetoni çdo ditë dhe me të cilët ndani gjithçka”.
Materazzi theksoi vlerësimin e tij për Mourinhon.
“Trajneri më i mirë që kam pasur. Isha mësuar të isha i rëndësishëm, të isha kapiten, por me Mourinhon fillova të humbas rëndësinë. Por ai ishte i sinqertë me mua që në momentin e parë”./Top Channel