Albano rrëfen detaje të pathëna nga intervista me Ramën: Dola jashtë protokollit, u “nxi” i gjithi, mund të humbisja punën
Albano ka rrëfyer detaje nga intervista që i ka marrë kryeministrit, Edi Rama. Ai rrëfen se bëri vetëm tri pyetje të shkruara në protokoll e pastaj vendosi të “thyente” rregullat duke u treguar spontan.
“Mendohej dy minuta pas çdo pyetje, ia thoja kështu sade fare: Mirë, lëri këto muhabete politike, na thuaj çfarë droge pi”, tha ai.
Më tej, ai tregon se rrezikonte edhe të humbiste punën nga ky “rebelizëm”.
“I dërguam pyetje tjera komplet, erdhi aty, kisha edhe producentin në vesh që më lexonte pyetjet. Hoqa kufjen edhe fillova ia reshtova, 15 copë, u bë verem. Të parën e të dytën ia bëra sipas skenarit, pastaj vazhdova”, shtoi ai.
Sipas tij, është dashur ndërhyrja e eprorëve të tij për ta “qetësuar” kryeministrin.