Life Style

Pas betejave ligjore me gjyshen e tyre, tre fëmijët e Michael Jackson shfaqen si rrallëherë së bashku (FOTO)

Tre fëmijët e mbretit të popit, Michael Jackson, kanë bërë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq për të nderuar babanë e tyre të ndjerë

Tre fëmijët e mbretit të popit, Michael Jackson, kanë bërë një paraqitje të rrallë në tapetin e kuq për të nderuar babanë e tyre të ndjerë, në muzikalin ‘MJ’ në Londër.

Vajza e tij 25-vjeçare, Paris Jackson, ka pozuar me një fustan gjysmë të tejdukshëm ngjyrë kafe të errët, të cilin e ka shoqëruar me një çantë metalike “clutch”.

Pranë kishte vëllezërit e saj, 27-vjeçarin Prince dhe 22-vjeçarin Blanket. Paris dhe Prince janë fëmijët që Michael Jackson pati me Debbie Rowe, me të cilën ishte i martuar nga viti 1996 deri në vitin 2000.

Blanket, emri i vërtetë i të cilit është Bigi, lindi nga një surrogate, identiteti i së cilës nuk u bë publik.

Paraqitja e re publike e fëmijëve të Jackson erdhi në mes të një beteje ligjore midis Blanket dhe gjyshes së tij, nënës së Mbretit të Pop-it për pasurinë e tij.

Ai kundërshtoi në një gjykatë  gjyshen e tij Katherine Jackson, e cila ka përdorur fondet nga pasuria e Mbretit të Popit për të paguar tarifat e saj ligjore në një mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi shitjen e katalogut të këngëtarit te Sony. Koleksioni i këngëve aktualisht vlerësohet në 1.5 miliardë dollarë.

Blanket argumenton se gjyshja e tij duhet të mbulojë shpenzimet e saj ligjore dhe të mos paguhet nga të drejtat e autorit të punës së babait të tij. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button