ShowBiz

Donaldi po përgatit këngë për dasmën e Romeos dhe Heidit? Gazetari zbulon çfarë do të ndodhë

Donaldi ka lajmëruar mbrëmjen e djeshme diçka që po përgatitet për çiftin, me Elgit Dodën

Në emisionin “Breaking” u diskutua ditën e sotme rreth dasmës së Romeos dhe Heidit brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Gazetari Gerald Qerimi tregoi një detaj të rëndësishëm për të cilin pretendon se do të ndodhë mbrëmjen e sotme ose gjatë prime-t të ditës së nesërme. Ai tha se dyshon se Donaldi, vëllai i Romeos, po përgatit një këngë surprizë për çiftin.

“Sot do të jetë një dasmë mes Romeos dhe Heidit. Mbrëmë patën një festë beqaria, teksa priten surpriza të tjera. Janë ribashkuar të dy pas disa konflikteve që patën brenda Big Brother VIP si çift. Donaldi ka lajmëruar mbrëmjen e djeshme diçka që po përgatitet për çiftin, me Elgit Dodën. Ndoshta një këngë, nuk e dimë me saktësi. Duhet ta ndjekim sonte ose do të jepet nesër në prime si këngë. Është ende e pazbuluar si detaj”, tha Gerald Qerimi. / G SH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button