ShowBiz

“Jemi të habitur me banorët se si po gëzojnë”/ Ilnisa xheloze për dasmën e Romeos dhe Heidit? 

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj do të ‘martohen’ sonte në darkë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj do të ‘martohen’ sonte në darkë. Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që të organizonin një tjetër dasmë dhe ata zgjodhën si nusen dhe dhëndrin pikërisht ata të dy.

E festa ka nisur që mbrëmë në darkë, ku banorët kanë kërcyer e kënduar të gjithë së bashku jashtë. Madje edhe mëngjesin e sotëm ata janë zgjuar me këngë dasme në sfond.

E duket se Ilnisa Agolli është paksa xheloze, pasi teksa ishte në shtrat me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin, u shpreh se është e habitur se si po gëzojnë banorët.

Kjo për shkak se kur u organizua dasma e parë në këtë edicion të BBV dhe çift ishin gazetarja dhe moderatori, pati shumë debate. Shkak ishte mënyra se si vetë ata dërguan ftesat, duke përjashtuar disa nga banoret.

Pjesë nga biseda:

Ilnisa: Sot kemi dasmë, jemi shumë të lumtur për Romeon dhe Heidin të them të drejtën

Meritoni: Ne po relaksohemi se do të vallëzojmë

Ilnisa: Jemi shumë të lumtur dhe të habitur njëkohësisht, apo nuk jemi të habitur? Për pjesën tjetër të banorëve që gëzojnë

Meritoni: Ose sa fals janë, shumica ë

Ilnisa: Kishim shkuar deri në Holandë por na kthyer përsëri në këtë shtrat, apo jo?

Meritoni: E vërtetë. Jemi… hajt ditën e mirë

Ilnisa: Ça jemi ë?

Meritoni: Jemi… hajt ditën e mirë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button