Koka: Operacioni ku ka qenë edhe vëllai i kryeministrit, nuk është bërë nga policia shqiptare
Gazetari, Bledian Koka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se operacioni ku pretendohet sipas Bardhit që ka qenë edhe vëllai i Kryeministrit Rama, Olsi Rama nuk është bërë nga policia shqiptare.
Koka: Është një rikthim në normalitet për një opozitë që deri tani ka funksionuar në legalitetin e vet në ilegalitet.
Për shkak të mënyrës si është imponuar.
Nuk kam parë në asnjë vend që gjyqi për fatin e vulës së PD-së, ose partisë më të madhe të opozitës të mbahet peng 2 vite nga gjykata.
Nga informacionet që në dijeninë time vijnë edhe nga shërbimet partnere dhe operacioni ku pretendohet sipas Bardhit që ka qenë edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama nuk është bërë nga policia shqiptare.
Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi mungesë të aksionit të drejtësisë./OraNews