Fermerët ndajnë përshtypjet për njëri-tjetrin, Xhesika tregon zënkën me Nikon: Nuk më ka folur kur ishim jashtë
Xhesika, Buçko, Niko dhe Dijonisi teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë ndarë përshtypjet, opinionet për njëri-tjetrin.
Xhesika ka treguar se ajo dhe Niko Komani kur kanë qenë jashtë fermës nuk kanë pasur komunikim së bashku për shkak të një thashethemi. Pas disa kohësh Niko-Xhesika janë sqaruar, pasi këngëtarja ka tentuar të kishte një takim me Niko Komanin, ku dhe hatërmbetja mori fund.
Pjesë nga diskutimi:
Niko: Xhesin e dija që do ishte shpërthyese, se e njoh nga jashtë karakterin e saj. Për Dijonisin mendoja se do ishte nga këta ngacmuesit, kurse për Gledisin mendoja se do ishte djalë i urtë. Rrjetet sociale të Buçkos përcjellin vetëm pozitivitet
Xhesika: Niko nuk më ka folur mua jashtë për një thashethem
Niko: Po, por erdhi vetë edhe më pyeti se për çfarë më ka ngelur hatri. Kemi rastisur diku në një festival dhe jemi sqaruar