Bota

Çfarë po ndodh? Ngrihet alarmi, flota ruse shfaqet pak kilometër larg Sicilisë

Moska ka ndryshuar kurs duke ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie

Një flotë ruse ka hyrë në brigjet e Mesdheut dhe së shpejti pritet të kalojë kanalin sicilian.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për tre anije të projektuara për operacione, me qëllim zbarkimin e trupave dhe automjeteve sulmuese.

Ngarkesa e saktë nuk dihet, por zakonisht anije të tilla transportojnë armë, automjete dhe pajisje të tjera nga një port në tjetrin. Të shohësh ato në ujërat e Mesdheut është mjaft e pazakontë, por prej disa javësh Moska ka ndryshuar kurs duke ndërmarrë masa të jashtëzakonshme sigurie për të shmangur problemet me rrugën e vjetër, raportojnë mediat fqinje./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button