Arbër Hajdari-Romeos: Më ka zënë frika të hap TV se e shoh duke qarë!
Këtë mbrëmje në Big Brother, Romeo dhe Heidi kanë folur lidhur me situatën mes tyre pas ndarjes.
Ndërkohë nga ana tjetër opinionisti Arbër Hajdari i thënë Romeos se nuk e beson lëndimin e tij, duke i thënë se po viktimizohet.
Romeo: Doja ta jetoja dhe një herë periudhën kur qeshja me të, kur luaja, kur flija gjumë në drekë. Kanë ndodhur shumë situata dhe dita ditës këtu bëhet më e vështirë.
Heidi: Nuk di çfarë të bëj. Isha e vendosur në fakt që të mos i afrohesha, por dje e pashë shumë keq dhe prapë ju afrova. Dhe unë e dua të lumtur. Por nuk kam si ta ndihmoj. I është thyer besimi për disa gjëra të miat. Ndodhi ndarja dhe unë po mundohem të respektoj hapësirën. Ai është i fiksuar se unë dua ta godas.
Arbër Hajdari: Jam shumë i bezdisur nga kjo histori. E shoh një viktimizim, më ka zënë frika mos hap televizionin se shoh Romeon duke qarë në ndonjë cep. Ka harruar fare lojën, bën këto kartat e viktimizimit që është vetëm… ndodhemi sërish në prime duke diskutuar për një çift që as vetë nuk e dinë pse janë ndarë.
Romeo: Njerëz të ndryshëm ndjejnë dhe reagojnë ndryshe
Arbër Hajdari: Nuk të besoj, viktimizimin tënd
Romeo: Është ndjesi
Arbër Hajdari: Më bezdis se mendoj se po luan kartën e viktimizimit/albeu