Rajoni

Të shtënat me armë në Prishtinë, viktima një 30-vjeçar, e plagosur mbeti një kalimtare e rastit 

Një person i moshës rreth 30 vjeç ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Nga të shtënat me armë zjarri është plagosur lehtë një grua 49-vjeçe, e cila ka qenë kalimtare në momentin e konfliktit.

Gjithashtu, mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është një person me precedent të mëparshëm kriminal.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratën e ploicisë.

Policia po punon në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, teksa e plagosura po trajtohet në QKUK.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, vijon më tej komunikata./Top Channel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button