Ferrari super-e rrallë me ‘fenerë me palosje’ dhe rrota me tela ‘Borrani’ mund të bëhet e juaja për $3.5 milionë
Amatorët e makinave klasike sportive po njoftohen së fundmi për një mjet super të rrallë Ferrari në stil ‘retro’ – të cilën për ta pasur do të duhet të paguajnë 3.5 milionë euro.
Automjeti luksoz me dy vende vjen me një palë fenerë që ngrihen me palosje qe ishin nje risi e kohes, dhe rrota artizanale me tela Borrani, shkruan rrjeti TheSun.
Modeli 365 California Spyder – është shfaqur për herë të parë në sallonin e makinave në Gjenevë në 1967, eventi i njohur prej atëherë për ekstravagancën.
E pajisur me një motor 4390cc, 4.4 litra e valvula V-12, makina mund të gjenerojë 320 kuaj fuqi dhe arrin nga 0-100 km në orë në vetëm shtatë sekonda.
Gjithashtu dekori i saj i detajuar rivalizon çdo mjet luksi dhe është përfshirë në edicionin e klasikëve të kompanisë për klientë të zgjedhur.
Dizajni i saj është nga më të dallueshmit në histori dhe është frymëzuar nga tradita e Maranello, prodhuesve të Ferrarit në Itali.
Për të marrë pjesë në ankandin modelit në Florida, Sotheby kërkon që të interesuarit të regjistrohen në faqen e internetit./Top Channel