Nga planet për “gender reveal” te pritja për lindjen e kecit, Xhesika: Dijonisin e dëgjon edhe gomari
Nga planet për “gender reveal” tek “gjuha e përbashkët”, fermerët kanë ndarë eksperiencën e tyre në “Ferma VIP” gjatë pritjes për lindjen e kecit.
Xhesika theksoi se doli “bllof” plani i tyre, pasi keci dukej se nuk kishte në plan të lindte.
Xhesika: Unë u frymëzova nga partneri im në krim, Dijonisi, sepse kur erdhi veterineri, ai tha t’i bëjmë një “gender reveal”. Ne ishim në një luftë me veten tonë, të shkonim të merrnim kapelet e Valerit për të festuar ditëlindjen e kecit apo të rrinim të prisnim tek vatha për lindjen. Dolëm bolf gjithsesi
Dionisi: Po, ia kalojmë mirë, flasim të gjithë me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, Xhesika tha me humor se Dijonisin e dëgjon edhe gomari.
Ndërkohë Elsa rrëfeu ‘peripecitë’ e kësaj sfide, gjatë së cilës pësoi edhe një incident.
“Mua më ikën edhe delet, bëra 20 xhiro rreth fermës. Pyesja Renisin që si e kanë komandën këto. Ndërkohë ai brenda tek dhia. Sa futem unë në vathë me delet, bërtet Renisi që doli keci. Vetëm kaq tha edhe vrapoi, madje prishi edhe haurin. Vrapuam të dy dhe rrëshkitëm në një pellg”, u shpreh Elsa
Spektakli i “Ferma Vip” transmetohet në Vizion Plus dhe në dy kanalet e Tring, “Ferma Vip 1” dhe “Ferma Vip 2”. Gjithashtu edhe kanalin e YouTube, Ferma Vip.