ShowBiz

Si do të ndiheshin opinionistët e “Ferma Vip” në një turn me dhinë? Batuta e Kel Demit: Kemi parë edhe më keq

Sfida për të monitoruar lindjen e dhisë, ishte ajo që Agai ju caktoi fermerëve të “Ferma Vip” në ditët e para të spektaklit që po transmetohet në Vizion Plus dhe dy kanale të dedikuara 24 në 24 në Tring.

Ndërkohë që fermerët treguar eksperiencën e tyre, moderatorja Fjoralba Ponari tha se do të ishte mjaft kurioze sikur të shihte në një turn duke mbikëqyrur dhinë dy opinionistët Sonila Meço dhe Enkel Demi, por përgjigja e këtij të fundit shkaktoi të qeshura në studio dhe te publiku.

Keli tha se ai dhe Sonila kanë parë edhe më keq se dhia, kanë bërë zgjedhje gjatë karrierës së tyre (duke ju referuar netëve të gjatë që gazetarët kalojnë gjatë zgjedhjeve elektorale apo lokale).

Pjesë nga biseda:

Fjoralba Ponari: Do të isha shumë kurioze t’u shihja ju të dyve në një turn duke ruajtur dhinë.

Sonila Meço: Kush, unë me Kelin?

Kel Demi: Ne kemi parë edhe më keq, kemi bërë zgjedhje (të qeshura në studio).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button