Politike

“95% e drejtuesve të PD janë këtu”, Salianji mbyll fjalimin me një premtim: Faleminderit Korça ime. Pa frikë, pa ndalim të gjithë bashkë do t’ia dalim!

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaroi se në takimin e Korçës merrnin pjesë 95% e drejtuesve të grupseksioneve të partisë.

Salianji mbylli fjalimin me një premtim, duke u zotuar se lëvizja që ai ka nisur do t’ia dalë ta ripërtërijë Partinë Demokratike.

“Pa frikë, pa ndalim të gjithë bashkë do t’ia dalim dhe ky është një premtim para jush, para qytetarëve shqiptarë. Fitore! Zoti ju bekoftë ju, Korçën dhe Shqipërinë!”, tha demokrati.

Ervin Salianji:

Falenderoj nga zemra të gjithë kryetarët e grupseksioneve të PD, 95% janë këtu. E gjithë partia e Korçës është këtu, të gjithë demokratët janë këtu të bashkuar, për një qëllim, për ta bërë PD fituese dhe për ta larguar Edi Ramën.

Ju falenderoj nga zemra për këtë mbrëmje emocionuese, magjepsëse, frymëzuese, faleminderit Korça e shpirtit të madh, faleminderit Korça ime. Pa frikë, pa ndalim të gjithë bashkë do t’ia dalim dhe ky është një premtim para jush, para qytetarëve shqiptarë. Fitore! Zoti ju bekoftë ju, Korçën dhe Shqipërinë!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button