“Shqiponja” tërboi serbët, Manaj: Nuk provokova/ Shënuesi i golit ndaj Serbisë sqaron festimin e tij me shqiponjë

Shënuesi i golit ndaj Serbisë sqaron festimin e tij me shqiponjë. “Festimin me shqiponjë nuk e kisha planifikuar, ashtu e ndjeva”
Sulmuesi flet për kamerën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ylli kuqezi i dha fitoren Shqipërisë në Serbi për Botërorin.
Deshi ta bënte një sqarim, ose edhe ndoshta ia kërkuan.
Rej Manaj komentoi festimin me shqiponjë pas golit të shënuar në stadiumin “Duboçica”, në fushën e Serbisë, festim që krijoi acarim të momentit dhe akuza nga mediat serbe.
Pra, a e kishte planifikuar sulmuesi atë celebrim pas realizimit?
“Rëndësi ka që morëm tre pikë, bëmë histori. Gjithë lojtarët që ishin besoj kemi të njëjtën vlerë. Kishim shumë emocione para ndeshjes.
Shqiponjën e bëra se ishte një gjë që e ndjen në ato momente, nuk ishte e planifikuar më parë. Nuk ishte provokuese ndaj lojtarëve serbë, ishte vetëm një cështje që bëhet, feston me shqiponjën se kishim shumë presion dhe vajti gjithçka sic donim”