“Grida, s’do të vija me këta injorantë”/ Debati në “Top Story”, Pinderi nuk përmbahet! Vasili: Kush të pagoi ty?

Aktivisti Kristi Pinderi është përfshirë në një debat në “Top Story” me Laert Vasilin dhe me panelistët e tjerë
Vasili tha se një ambasadë në Tiranë e ka financuar një organizatë jofitimprurëse për të bërë deklarata pro komunitetit LGBTQ.
Pjesë nga debati në Top Story
Kristi Pinderi: Unë të falënderoj që më ftove. Jam i sinqertë, nuk do të vija në këtë emision nëse do ta dija çfarë do të flisnim. Mendoj që nuk mund të legjitimoj, nuk i them njeriu injorant, nuk mund të legjitimoj injorancën. Ky polarizim është i thellë dhe i dëmshëm, përjetohet në mënyrë të tmerrshme nga personat vurnerabël në Shqipëri.
Laert Vasili: Kur e thotë injorant, nuk lejon shpërfilljen apo nuk lejon padijen.
Pinderi: Është e gjitha, imoral panik. Unë nuk kam asnjë arsye ta legjitimoj këtë padije.
Vasili: Cila ambasadë dha një shumë të jashtëzakonshme në një ojf të caktuar që u kthye në forcë politike. U financua për të dalë në televizionet publike dhe për folur për ketë, a je në padije të këtij informacione. Cila ambasadë në Shqipëri vuri një shumë të llahtarshme të hollash të dilte në tv bënte këto deklarata. Cila ambasadë ju paguante?
Pinderi: Unë kam dalë i pari, nuk jam paguar
Vasili: Nëse të kanë paguar dhe je në padije, atëherë je ti injorant.
Kalaja: Nuk shkon kjo lloj gjuhe, nuk është askushi për të na thënë injorant. Këta dolën dy ditë para zgjedhjeve dhe thanë mos votoni Aulonin se është ekstremist.