Life Style

“Vajza ime u rrit në kushte të tmerrshme”, trondit Kastro Zizo: Nuk e takova dot për 10 vjet e më pas mësova se është autike

Kastro Zizo ka folur për vajzën e tij dhe ka tronditur me rrëfimin. Këngëtari ka treguar se kontakti me të bijën i është ndaluar për më shumë se 10 vjet dhe kur e ka takuar ka zbuluar se ajo vuan nga spektri autik.

Rrëfimi për Top Albania Radio bëhet edhe më i kobshëm, kur Kastro tregon se vajza e tij është rritur në kushte, sipas tij, “të tmerrshme”.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik. Vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj,” – shprehet Kastro.

Ai shton se është në një proces ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën, dhe se kjo betejë është më shumë sesa një çështje prindërore, është një përballje me padrejtësinë.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë.”

Ai rrëfen gjithashtu se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacioneve nga shërbimet sociale.

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button