Life Style

Një jetë me artin dhe pengu i harresës’, Intervista e Zhuliana Jorganxhi: S’jam paguar për asnjë tekst kënge

Mjeshtrja e madhe’ poetja dhe autorja e mbi 2 mijë teksteve poetike nëpër festivalet e këngës në RTSH, Zhuliana Jorganxhi vjen në një intervistë ekskluzive për Adi Krastën mbrëmjen e sotme në ‘A Shoë’ në Syri Tv.
Fotografitë e kthyen pas në kohën e fëmijërisë, rinisë.

“Babai dhe nëna janë munduar se në atë vite ka qenë e vështirë shumë. Më kujtohet një ditë isha 5 vjeç  bukën e mistrit dhe thekrës e merrnim me triskë. Në dyqan shitësja më mori triskën por nuk më dha bukën. Unë qaja. Në vitet 50 nuk ka qenë fort e lehtë por babai kujdesej për ne të ishim të lumtur aq sa mund të ishim në ato kohë ”

Kujton si në shtëpinë e tyre erdhi pianoja dhe sakrificat që bëri familja.

“Kemi shitur radion e pajën e nënës për të blerë atë piano. Babai im e kishte ëndërr pianon  në shtëpi dhe na thërriste me operetë“

Me buzëqeshjen në fytyrë dhe përkushtim u kujdes për të sjellë artin e fjalës për të dhënë optimizëm

“Me gjithë kompozitorët kam pasur miqësi vëllazërore. Me Kujtim Laron kam qenë shumë e lidhur. Krajka njeri shumë i sjellshëm. Krajka ishe i veçantë. Kur i binin pianos të fusnin në botën e tyre. Tek Agim Krajka ishte vrulli rinor që të jepte impulsin. Për ‘këngën e rinisë’ sapo kam dëgjuar notat e para më kanë ardhur në mëndje vargjet.  Kam punuar deri në 12 të natës me Luan Zhegun. Më pas shkova në Qytet Studenti dhe në konvikt ishte ftohtë se nuk lejoheshin furnelat. Nuk e kam pasur jetën të lehtë në konvikt.”

Pengu

Në 1992 u largua nga  Shqipëria me një peng. Atë të mos shpërblimit monetar dhe të harresës nga RTSH të cilës i dedikoi vitet më të bukura të jetës.

“Në 1992 ika. Lashë gati programin e dy netëve të Festivalit. Asnjëherë nuk jam paguar për skenarët. Ka dhe shumë tekste që nuk kam marrë asnjë lekë. psh ‘Se kënduam Let it be’ nuk kam marrë asnjë lekë. Nuk ka marrë as Luani as Sherifi. Se ishte koha e grevës në RTSh e nuk u paguam dot.  Dhe për shumë tekste të tjera nuk jam paguar por jam mjaftuar që publiku i ka mirëpritur. Nga ana e pagesës bëheshin koncerte po ne si autorë nuk kemi marrë gjë. As për ‘100 këngët e shekullit’ nuk kemi marrë lekë. Nderimin Televizioni nuk më dha.

Njerëz të mëdhenj të kameras dhe të rëndësishëm të RTSh nuk i fton më njeri. 

‘Harresa është armiqësore’ shton Krasta gjatë bisedës.

Tani në moshën 79 vjeçare kohën e kalon duke lexuar libra dhe takuar miqtë e saj muzikantë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button