Life Style

Egla Ceno, nga simbol i viktimave te “#MeToo” në mashtrim televiziv

Deklaratat kontradiktore të aktores për ngacmimet seksuale; nga mohim publik në rrëfim emocional në “Big Brother”, zbulojnë një personazh që ndryshon rolet sipas skenës dhe audiencës…

Egla Ceno, banorja më e përfolur e Big Brother, duket se ka dy versione të vetvetes një për ekranin dhe një tjetër për internetin. Në spektaklin e famshëm, ajo deklaroi se 30 vite më parë ishte ngacmuar seksualisht në punë nga moderatori Saimir Kodra, duke u shfaqur si simbol i grave të dhunuara dhe si zë i revoltës ndaj padrejtësisë.

Por, vetëm pak muaj më parë, në një podcast publik, po e njëjta Egla deklaronte me bindje të plotë se “në gjithë jetën time nuk kam pasur kurrë ngacmime seksuale në punë” dhe se “nëse do të më kishte ndodhur, do të kisha shkuar menjëherë në polici, sepse këto janë skena të stisura”. Madje, ajo theksonte se nuk i lidh “ngjarjet e jetës me lëvizjet”, duke ironizuar pikërisht atë kauzë që sot pretendon se e përfaqëson.

Duket se kemi të bëjmë me dy Eglat, njëra që flet për drejtësi dhe viktimizim për publikun televiziv, dhe tjetra që flet për racionalitet e mosbesim në intervista të mëparshme. E vetmja gjë që mbetet e vërtetë në këtë histori është fakti që Egla di si të luajë rolet më mirë se kushdo herë si aktore, herë si viktimë, por gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Diten e djeshme, në një tjetër dalje publike, Egla Ceno deklaroi me emocion se ndodhej “në proces gjyqësor vetëm pse kishte folur”, duke e paraqitur veten si zë i grave të dhunuara dhe si simbol të një beteje kolektive për drejtësi.

Ajo theksoi se kjo çështje nuk ishte personale, por një kauzë që përfaqësonte të gjitha gratë që kanë përjetuar dhunë apo padrejtësi, duke e kthyer historinë e saj në një mision publik. Por ky version bie ndesh me deklaratat e saj të mëparshme, ku mohoi çdo përvojë të ngjashme dhe ironizoi vetë këto kauza, duke shtuar edhe më shumë konfuzion në perceptimin e publikut mbi se kush është vërtet Egla Ceno, një viktimë që kërkon drejtësi apo një aktore që ndryshon skenarin sipas momentit.

A është kjo “kauzë për gratë e dhunuara” apo thjesht një skenë tjetër nga seriali pa fund i dyfytyrësisë publike?/Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button