“Zgjedhjet në Tiranë do të jenë në mesin e dhjetorit”, Lesi: Opozita po futet në garë për të humbur, duhej një..

Botuesi Nikollë Lesi në një dalje televizive në një emision televiziv analizoi garën për Bashkinë e Tiranës.
Lesi tha se Partia Demokratike duhej të kishte kandiduar një figurë politike dhe jo Florjan Binajn. Analisti tha se PS po përgatitet për zgjedhjet në Tiranë në mesin e muajit dhjetor ndërsa opozita ose nuk fiton dot ose nuk do të fitojë.
“Partia Demokratike ose nuk e fiton dot Tiranën ose nuk do ta fitojë. Për mua duhej një figurë politike, zgjedhjet do jenë nga mesi i dhjetorit sipas asaj që tha Blendi Klosi.
Mesa duket Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën e Erion Veliajt dhe Krishtlindjet do ta gjejnë Tiranën me kryetar.
Mendoj se opozita duhej të kandidonte Jorida Tabakun, Ilir Alimehmetin ose Klevis Balliun.
Për mua më mirë Ilir Alimehmeti, lidershipi duhej t’i kishte bindur.
Fakti që nuk zgjodhi një nga të tre do të thotë se e di që do të humbë”, tha Lesi.