Hollivudi u përpoq ta fshinte nga lista, Jessica Alba ndërtoi një perandoi miliarda dollarëshe

Në vitet 2000, aktorja e famshme Jessica Alba ishte kudo: filmat Blockbuster, kopertina revistash, tapete të kuq, etj. Por ajo vendosi një kufi. Të gjithë u njohën me një rregull të saj: nuk do të dilte kurrë nudo. Asnjëherë!
Hollivudi e ndëshoi për këtë. Ofertat u pakësuar dhe pas viteve 2010 ajo thuajse u zhduk nga filmat. Por Alba ndërroi faqe. Në 2012n, si një nënë me tre fëmijë, ajo lançoi “The Honest Company” (jo më kot e quajti ‘Kompania e ndershme’).
Një brand i ndërtuar mbi sigurinë, që tregëtonte produkte bukurie për mamat dhe jo toksike për fëmijë.
Suksesi qe i mahnitshëm: në 2014n vlente 1 miliard dollarë
Në 2015 vlente 1.7 miliardë dhe në 2021-shin afërsisht 2 miliardë dollarë.
Por ‘udhëtimi i saj në biznes’ nuk ishte i përsosur. Ajo u has me padi, tërheqje nga tregu, luhatje të aksioneve.
Megjithatë, tani në 2025, kompania ‘Honest’ ende është e fuqishme në treg me 600 milionë dollarë.
Në 2024n Alba bëri një hap pas si shefe ekzekutive, por qëndroi në bordin drejtues dhe u largua me milionat në xhep.