Sport

Mediat serbe shpërthejnë pas humbjes ndaj Shqipërisë: Turp kombëtar – kapitulluam

Pas disfatës historike të Serbisë ndaj Shqipërisë në Leskovac, mediat serbe kanë shpërthyer në kritika të ashpra ndaj trajnerit Dragan Stojković – Piksi. Gazeta e njohur “Blic” e ka cilësuar humbjen si “turp dhe kapitullim në luftën për Kupën e Botës”, duke kërkuar publikisht largimin e trajnerit.

“Turpi dhe humbja epike ndaj Shqipërisë në Leskovac, që shënoi kapitullimin tonë në luftën për Kupën e Botës, nuk lë më askënd me asnjë dyshim se Stojković është një ish-trajner. Nëse kishte (pak) njerëz që kishin besim tek ai deri më tani, tani ia kanë kthyer shpinën,” – shkruan “Blic”.

Sipas gazetës serbe, Federata e Futbollit të Serbisë duhet të marrë menjëherë masa, nëse vetë Stojković nuk vendos të japë dorëheqjen.

“Nëse trajneri nuk ka zemër ose diçka më shumë për të marrë një vendim, përgjegjësia vjen me çdo punë dhe Federata e Futbollit të Serbisë, në rastin më të keq, duhet ta shkarkojë atë,” – përfundon shkrimi i “Blic”-it.

Kritikat ndaj Stojkovićit kanë ardhur pas një paraqitjeje zhgënjyese të Serbisë përballë Kombëtares shqiptare, në një ndeshje që ka ndezur reagime të shumta në opinionin sportiv serb.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button