Lajme

Zgjedhjet e 9 nëntorit, PD shpall ekipin opozitar për 6 bashkitë

Partia Demokratike ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, në gjashtë bashki të vendit.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e kryesisë, kandidatët e miratuar janë:

Florjan Binaj për Bashkinë Tiranë

Gabriel Guma për Bashkinë Tepelenë

Dionis Sota për Bashkinë Vlorë

Eduart Brahlika për Bashkinë Mat

Amarildo Hoxha për Bashkinë Cërrik

Pavlo Shkarpa për Bashkinë Berat

Në fokus të garës së PD-së pritet të jetë Tirana, ku kandidon aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, i cilësuar si “kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita”. Zgjedhjet në kryeqytet janë konsideruar si test politik për opozitën e bashkuar dhe si sinjal për riorganizimin e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në bashkitë e tjera, PD synon të rikthejë besimin e qytetarëve përmes kandidaturave që përfaqësojnë komunitetin lokal dhe kanë lidhje direkte me problematikat e zonave përkatëse.

Zgjedhjet e pjesshme do të zhvillohen pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vakancat në disa bashki, ndërsa fushata pritet të nisë zyrtarisht në ditët në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button