Vendi

“Toyota” me shpejtësi të lartë del nga rruga, shoferi transportohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në rrugën hyrëse të Fier-Sheganit, në aksin kombëtar Lushnjë–Berat. Si pasojë e ngjarjes, një person është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Në spital ka përfunduar drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, shtetasi A. G., rreth të 30-tave. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe forcat zjarrfikëse të Lushnjës, por ndërhyrja e këtyre të fundit nuk ka qenë e nevojshme.

Personi është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë rrugore, drejtuesi i mjetit dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe ka dalë nga rruga në kthesën e hyrjes për në Fier-Shegan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button