Lajme

Nisin punimet në rrugën Vorë–Ura e Dajlanit, ja segmentet ku do bllokohet qarkullimi nga 13 tetori

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton fillimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”. Punimet do të nisin më 13 tetor 2025 dhe do të shoqërohen me bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente rrugore:

Vorë-Maminas,
Maminas-Sukth,
Sukth-Fllakë,
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Sipas ARRSH-së, kohëzgjatja e punimeve do të jetë 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa për të shmangur trafikun, drejtuesve të automjeteve u rekomandohet përdorimi i rrugës alternative Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrja do të vijojë edhe në drejtimin e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe kohëzgjatje. Autoriteti Rrugor u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve./Monitor.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button