Life Style

Dënim me burgim të përjetshëm sepse “ka qenë sekretar i rinisë së Ballit Kombëtar”

Historia e Salih Dukës, që, si shumë të tjerë, në vitin 1945, u dënua si “kriminel lufte” pa kryer asnjë vrasje

Mjaftonte fakti të kishe qenë anëtar i organizatës së Ballit Kombëtar për t’iu nënshtruar një procesi hakmarrës nga regjimi komunist. Të gjithë cilësoheshin “kriminelë lufte” dhe “armiq të popullit”, dy formulime që ishin të gatshme pa kryer asnjë hetim. Organet gjyqësore ishin pjesë e “qeverisë demokratike shqiptare” dhe gjykimi ishte të plotësonin detyrën e vënë nga qeveria që ishte e Partisë Komuniste.

Kjo i ndodhi edhe shtetasit Salih Rexhep Duka, i vitlindjes 1915, me arsim të mesëm, lindur në Durrës e banues në Tiranë.

Ai u arrestua më 10.12.1944. Procesi fillonte me fjalinë se ai kish qenë “sekretar i Ballit Kombëtar”.

Karakteristikë e këtij procesi, por edhe e shumë të tjerave si ai, është fakti se “kriminelëve të luftës”, nuk iu vërtetohet asnjë vrasje. Gjykimet përmbajnë fjalë të përgjithshme, dëshmitarë që flasin jo konkretisht, etj.. Si rrjedhim, Shqipëria komuniste mund të ishte ndër vendet e vetme në botë që të dënonte si “kriminel lufte” pa kryer asnjë vrasje.

Në gjyq, dilte se i përmenduri kish qenë nga vullnetarët e Ballit që shkuan në Kosovë, si dhe kish regjistruar anëtarë në organizatën e Ballit. Asnjë vrasje e kryer. Vetë Salihu kërkoi nga gjykimi vetëm pafajësi.

Këshilli Gjyqësor i Qarkut Durrës, me vendimin (nuk shënohet), datë 22.9.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave qytetare dhe politike, konfiskimin e pasurisë dhe vuajtjen e dënimit me punë të detyruar. Vendimi cilësohej i prerë, pa të drejtë kundërshtimi.

U lirua nga burgu më 28.11.1949 pas amnistisë së madhe të asaj kohe. /kujto.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button