“Do kandidoja në Tiranë po t’ma ofronin”, Salianji “pa doreza”: Ja arsyeja e fortë pse fiton opozita

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, në një studio televizive deklaroi se do të kandidonte për Bashkinë Tiranë nëse do t’ia ofronin. Salianji mbështeti kandidaturën e Florjan Binajt duke thënë se ai është i jashtëzakonshëm.
Ervin Salianji theksoi se për herë të parë në kryeqytet mbahen zgjedhjet e pjesshme ndërsa shtoi se në një kryeqytet ku kanë sunduar autokratët dhe bëhen zgjedhje, fiton gjithmonë opozita.
Pyetje: Do ta kishe marrë përsipër të bëje kandidatin e Bashkisë Tiranë po të ta ofronin? Do ishe më mirë ti sesa Florjan Binaj?
Ervin Salianji: Ju e dini që mua mi kanë ndaluar këto gjëra. Florjan Binaj është kandidat i jashtëzakonshëm. Përtej betejës për qytetin është një betejë politike e fortë. Një test, një mundësi e jashtëzakonshme që kryeqyteti për herë të parë bën zgjedhje të pjesshme, çdo kryeqytet ku sundojnë autokratët, ka fituar opozita. Sepse duan më shumë liri, mundësi dhe duan t’i japin më shumë balancë pushteteve të caktuara dhe një kandidat që nuk është i një profili të fortë politik, nuk është partiak dhe s’ka detyrim ndaj një politike të caktuar, kjo i jep mundësinë çdo qytetari që të dalë të votojë për këto elementë që përmenda.